Lajme

Kurti: Kërkesa që të bëhem diktator për t’i diktuar Guvernatorit të BQK-së nuk do të ndodhë

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 19 March 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, në edicionin në gjuhën angleze të publikuar në platformën “X” ka thënë se s’mund t’i kërkohet atij si kryeministër shtyrja e vendimit të BQK-së për dinarin, meqë siç thotë Kurti, Qeveria e Kosovës dhe Banka Qendrore e Kosovës janë institucione të ndara.

Kurti ka thënë se siç e ka votuar Parlamenti  për kryeministër, ashtu njëjtë Parlamenti e ka votuar edhe Guvernatorin e BQK-së dhe se kreu i BQK-së i raporton Kuvendit dhe jo kryeministrit.

Sipas Kurtit, kërkesa që të bëhet diktator, duke ia diktuar BQK-së një vendim është diçka që nuk kalon dhe nuk do të ndodh.

-Advertisement-

“Shtyrja nuk mund të ndodh, dhe shtyrja nuk mund të ndodh duke folur me mua, sepse është një Rregull i BQK-së. Unë jam zgjedhur në Kuvendin e Kosovës dhe kështu Guvernatori i BQK-së, Ai nuk më raporton mua, i raporton Kuvendit. Dhe insistimi që unë të bëhem diktator që t’i diktojë Guvernatori të BQK-së s’kalon dhe nuk do të ndodh”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera