Lajme

Kurti: Kemi një inteligjencë shumë të suksesshme të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 23 December 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka dhenë detaje të sulmit terrorist të 24 shtatorit, gjersa kanë thënë po ashtu se po përgatiten sulme të reja.

Kurti duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se çfarë po ndërmerr shteti pas këtyre paralajmërimeve për sulme të reja tha se patrullimi i përbashkët me KFOR-in duket se i ka zmbraps planet.

“Kufiri me Serbinë është më i gjati 381 km, është më i gjatë sesa kufiri marr së bashku Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë…

-Advertisement-

Ajo çfarë po bëjmë ne dhe që duket se i kanë zmbrapsur planet për sulm është patrullimi i përbashkët me KFOR-in dhe kjo tashmë po ndodh… policët tanë së bashku NATO po patrullojnë përgjatë kufirit”, tha ai.

Kreu i Qeverisë së Kosovës lavdëroi punën e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

“Në anën tjetër kemi një inteligjencë shumë të suksesshme të Kosovës. Është e paparë puna e AKI-së, në kuptimin e dyfishtë të fjalës edhe për shkak se është paparë se është çështje sekrete dhe për shkak se kësi rezultatesh janë të papara në historinë e kësaj agjencie për çka i falënderoj…

Kur kësaj i shtohet bashkëpunimi me aleatët ne jemi tejet të përgatitur ndaj çfarëdo sulmesh që mund t’i mendoj dikush që t’i zmbrapsim suksesshëm”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera