Kurti: Kemi nevojë për një vaksinë kundër viruseve të lajmeve të rreme

Autori: Gazeta inFokus
19:00 | 30 March 2023
Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimi të Fakteve, tha se me zhvillimin e teknologjisë, mundësia për shpërndarje të lajmeve të rreme u rrit.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kurti tha se hapësira mediale ka nevojë për një vaksinë për të luftuar virusin e lajmeve të rreme.
“Që nga shekulli i 19-të, kur gazetat ditore u masivizuan nëpër Evropë, lajmet e rreme kanë qenë sfidë për publikun. Por ishte masivizimi i mediave që pashmangshëm i masivizoi edhe lajmet e rreme përballë të së cilave teknikat e verifikimit pritet të jenë një vaksinim nga viruset e lajmeve të rreme, ashtu siç lajmet e rreme për vaksina dhe virusin Corona, që patën vërshuar botën në tre vitet e fundit e ku edhe popullsia jonë ishte viktimë. Por, për të prodhuar vaksinën kundër viruseve të lajmeve të rreme, ka nevojë për të kaluar nëpër një sociologji të televizionit dhe një antropologji të mediave përmes së cilave do të mund të kuptonim fenomenet sociale dhe veçantitë kulturore përmes së cilave qarkullojnë lajmet e rreme”, u shpreh kryeministri Albin Kurti, raporton Klankosova.tv.
Kryeministri tha se nëse në të kaluarën ekzistonte rreziku që informacioni të kontrollohej dhe lajmet të censuroheshin nga pushtetet politike, “sot kur mediat janë shumë më shumë në numër ekziston rreziku i prodhimit më të madh dhe shpërndarjes më të lehtë të lajmeve të rreme”.
Ai tha se në universin e pafund të hapësirës kibernetike, “ku secili prej nesh noton si kibernaut nëpër platforma e rrjete sociale online si Youtube, Facebook, Instagram e Twitter, duke kaluar nëpër miliona e miliona informacionesh, qartazi është e vështirë të orientohesh”.
“Sofistikimi i prodhimit dhe i plasimit të lajmeve të rreme në publik ka bërë që vijat që përcaktojnë kufijtë mes lajmeve të rreme dhe atyre të vërteta, të kenë nevojë për një sy të stërvitur dhe mendje të mprehtë për t’i dalluar. Andaj, sot, kur të gjithë ne jemi rregullisht të ekspozuar ndaj lajmeve të rreme, jam i gëzuar që në Kosovë po organizohen edhe ditë të këtilla për të shënuar ditën ndërkombëtare të verifikimit të fakteve, e fiksuar në datën 2 prill. Sepse me sa duket, në kohën tonë ajo shprehja e vjetër gjermane, ‘beso dhe verifiko’ ka nevojë për një verifikim po ashtu nga ‘beso dhe verifiko’ në ‘verifiko dhe beso’”, potencoi kryeministri.
Ndër të tjera, ai tha se liria e mediave në Kosovë është shembull në rajon dhe më gjerë.
“Duke u nisur nga liria që gëzojnë mediat në Kosovë, mjafton të shohim gazetarinë në fqinjësinë tonë të afërt për të kuptuar se për çfarë e kam fjalën. Dikur nga vitet e Luftës së Dytë Botërore e deri te lufta e Kosovës, qeveritë e vendeve diktatoriale kiushin edhe ministri të Propagandës, kurse sot mbetjet e tyre mohojnë krimet e luftës dhe tolerojnë shpërndarjen e lajmeve të rreme për luftën në Ukrainë”, tha kryeministri, duke iu referuar këtu Serbisë, por pa e përmendur emrin e saj.

Të tjera
-
Peci i Zveçanit s’del në punë: S’e kam menduar dorëheqjen
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se sot nuk ka dalur në punë për shka...
-
KOSTT për kërkesën e Atiqit për rrymë: Po e trajtojmë me kujdes, do t’i kthejmë përgjigje brenda afateve ligjore
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...
-
Apeli ndryshon vendimin e Themelores, dënohet me 1 mijë euro gjobë i akuzuari për dhënie ryshfeti
Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ...
-
Kjo është situata në Zveçan
Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan ka raportuar se të shtunën atje është ...
-
Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërofensivën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është e gatshme ...
-
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se zëvendës këshilltari amerikan për sigu...
-
Haziri: Osmani t’i ulë tensionet në veri – presidentët historikisht kanë pasur role unifikuese
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa...
-
Shkon mbi 280 numri i viktimave nga përplasja e trenave, qindra të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Odisha të Indisë, ku një tren pasagjerësh ...
-
Kështu do të mbajë moti sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe fundjava do të je...
-
Debati për situatën në veri, çka u tha dje në Kuvend
Në Kuvendin e Kosovës dje është debatuar për veriun e vendit, ku kryeministri...
-
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani, profesionet në të cilat ka më shumë nevojë për punëtorë
Në një ndër gjashtë profesione mungojnë punonjësit e kualifikuar, sipas një s...
-
U raportua i zhdukur, momenti kur shpëtohet 84-vjeçari nga Prishtina që kishte rënë në një gropë
Është gjetur 84-vjeçari, Sinan Duli, i cili ishte raportuar i zhdukur nga fam...