Kurti: Kemi ndarë 18 milionë euro për të blerë pajisje digjitale për shkolla

Autori: Gazeta inFokus
11:30 | 14 April 2023
Kryeministri Albin Kurti ka thënë folur sot tryezën e rrumbullakët të MAShTI-it në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe Bashkimin Evropian, me temën “Nga politika në praktikë: Transformimi i Arsimit përmes Mësimit Digjital”.
Kurti tha se aspekti i parë i rëndësishëm në shtyllën e digjitalizimit në arsim janë sistemet, proceset dhe të dhënat në fushën e arsimit.
“Të dhënat analitike dhe sistemet e ndërlidhura do të mundësojnë transparencë dhe llogaridhënie politikbërje të bazuar në fakte në fushën e arsimit. Platforma digjitale do të rezultojë në përmirësimin e gjithëmbarshëm të cilësisë dhe shërbimeve arsimore”, tha Kurti.
“Gjatë pandemisë, video-materialet mësimore ishin një shtyllë shumë e rëndësishme për mësimin në distancë, por në rrethana të vijimit normal në shkolla, nevojiten video-materiale mësimore digjitale, multi-modale e shumë më të pasura, duke përfshirë përmbajtje audio-vizuele, animacione, elemente interaktive, laboratorë virtual dhe lojëra edukative”, shtoi ai.|
Tutje Kurti tha se strategjia synon që këtë mundësi të mund ta gëzojnë të gjitha kategoritë shoqërore në vend, ‘prandaj plani i veprimit përfshin përgatitjen e materialeve mësimore digjitale, edhe në gjuhët e komuniteteve, si dhe për fëmijët me nevoja të veçanta’.
“Për të përmirësuar qasjen në mësimin digjital, shkollat kanë nevojë për lidhje me internet, si dhe për pajisje elektronike, si për mësuesit, ashtu edhe për nxënësit. Edhe këtu gjithëpërfshirja mbetet një parim kyç. Përmes projektit për Ekonominë Digjitale të Kosovës, Qeveria me mbështetje në fonde nga Banka Botërore, ka arritur që 100 përqind, pra të gjitha vendbanimet në Kosovë, të kenë qasje në internet brezgjër. Në kuadër të këtij projekti, është bërë lidhja e 107 shkollave me internet brezgjërë”.
I pari i Qeverisë tregoi se institucioni të cilin ai e drejton ka ndarë 18 milionë euro nga bugjeti, për të financuar blerjen e pajisjeve digjitale për shkolla.

Të tjera
-
Shpjegimi epik me një barcoletë i Burim Ejupit për 100 mijë punëtorë më pak në TRUST për 3 muaj: Krejt varet qysh…
Gazeta Infokus të mërkurën ka raportuar në lidhje me një rënie drastike në Tr...
-
BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës: Rrezik për përshkallëzim
Bashkimi Evropian ka reaguar me shqetësim lidhur me veprimet e fundit të ...
-
Aksionet në veri, BE reagon e ‘‘shqetësuar’’ – Thirrje Kurtit t’i shmang veprimet e njëanshme: Themeloni Asociacionin
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar lidhur me aksionet e fundit që ...
-
Ambasadorët e QUINT kërkojnë të mbrohet liria e medias
Përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it – Francës, Gjermanisë, Mbret...
-
Rohde për Haxhiun: Lojtari që dështon, duhet të ndërrohet
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, dha kontribut të madh të premten që ekipi i ...
-
“Dështimin e keqmenaxhimin po e paguajnë qytetarët”, Burim Ejupi tregon saktësisht pse u rrit çmimi i rrymës
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi...
-
Osmani në Tiranë, para liderëve evropianë: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës; ato e zbehin shpresën e të rinjve
Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj në seancën përmbyllëse të ...
-
AGK e dënon gjuhën e Donika Gërvallës ndaj mediave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën e ashpër të deputetes ...
-
‘‘E bën që të jetë…’’, Meloni ‘zbulon’ arsye se pse Rama i ulet në gjunjë sa herë e sheh
Siç e ka bërë zakon, takimet e kryeministrit Rama dhe kryeministres italiane ...
-
Shqipëria fituese? CNN e rendit këngën ‘Zjerm’ të parën në ‘Eurovision’
Në një artikull të publikuar së fundi, “CNN” ka rënditur këngët e edicionit t...
-
Tirana në qendër të vëmendjes evropiane, Rama pret 47 liderë “me bereqet”, momentet më pikante nga samiti
E premtja e 16 majit shënoi një moment historik për Shqipërinë, teksa Tirana ...
-
Osmani takon Abelan, i kërkon avancimin e aplikimit të Kosovës në KiE gjatë presidencës së Maltës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Maltës, Robert ...