Lajme

Kurti ka udhëtuar për në Greqi, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 07 April 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Greqi, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Delphi, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit ku thuhet se gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.

“Forumi i parë Ekonomik Delphi u iniciua nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Greqisë, z. Prokopis Pavlopoulos, më 25 shkurt 2016, në Qendrën Kulturore Evropiane në Delphi. Që atëherë, forumi konsiderohet si një ngjarje politike, sociale dhe financiare brenda rajonit më të gjerë me tërheqje ndërkombëtare. Pjesëmarrës nga 32 vende dhe më shumë se 200 përfaqësues të mediave zakonisht bashkohen në takimet për çdo vit”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera