Lajme

“Kurti ju dha të drejtë serbëve të rebelohen”

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 27 December 2022

Driton Selmanaj nga LDK-ja, tha që kryeministri i vendit Albin Kurti me veprimet e tij, u ka dhënë të drejtë serbëve në veri të vendit të rebelohen dhe të marrin vendime anti-ligjore.

Sipas Selmanajt, një ndër rastet kur bashkësia ndërkombëtare është pozicionuar në anën e Serbisë ka qenë momenti kur kryeministri Kurti nuk e ka përfillur kërkesësn e tyre për shtyerje të afatit për targat.

“Ndër rastet e rralla kur bashkësia ndërkombëtare u pozicionua në anën e tyre, dhe çdo veprim të tyre e legjitimonin, ata thanë shtyne vendimin për targa. Jo që nuk e kanë ditur ata rëndësinë që Kosova të shtrijë sovranitetin e vet atje për t’i shtu targat tona. Jo që nuk e dinë amerikanët këtë sidomos miqtë tanë ndërkombëtarë  të cilët kanë hisen më të madhe të këtij shteti dhe lirinë që e kemi sot, nuk është që nuk e dinë ata sa është i rëndësishëm ai proces.  Ata kërkuan shtyerjen ky nuk e shtyu, ju dha të drejtë serbëve të rebelohen, të marrin veprime anti-ligjore dhe anti- kushtetuese”, tha Selmanaj në emisionin “Info Nata”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera