Lajme

Kurti jep sinjale se reciprociteti në dokumente me Serbinë mund të mos zbatohet

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 17 August 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimeve të sontshme me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka dhënë sinjale se reciprociteti në dokumente ndaj Serbisë, nga 1 shtatori, mund të mos zbatohet sipas planit.

Kjo ngase, sipas tij, Serbia mund të heq dorë nga lëshimi i dokumenteve në vendkalimet kufitare me Kosovën.

“… është e mundshme që më 1 shtator nuk do të lëshojmë dokumente, sepse edhe Serbia do të heqë dorë prej lëshimit të dokumenteve në vendkalimet kufitare me Kosovën. Ne dëshirojmë marrëdhënie reciproke”, ka theksuar Kurti sot.

-Advertisement-

Lajçak ka thënë se dëshiron që në takimin e 18 gushtit të ketë marrëveshje, por nuk e ka specifikuar se për çka.

Ai ka thënë se përmes dialogut dëshiron që më 1 shtator të shmanget situata e tensionuar e 31 korrikut. Escobar, ndërkaq, ka thënë se SHBA mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ai ka thënë se në takim me Kurtin është diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Asociacioni duhet të formohet në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. /GazetaExpress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera