Ekonomi

Kurti jep lajmin e mirë për përfituesit e skemës sociale dhe vendimet tjera të rëndësishme të qeverisë

Autori: Islam Morina 22:53 | 20 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një statusi në Facebook ka dhënë lajmin e mirë për kategorinë e personave që bëjnë pjesë në skemën sociale, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka treguar edhe për disa prej vendimeve të rëndësishme nga mbledhja e 97-të e qeverisë.

Pos tjerash ai ka përmendur vendimin për subvencionim të rrymës për qytetarët në vlerë prej 19 milionë euro dhe atë për zbatim të zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë.

-Advertisement-

“Mes disa vendimeve të aprovuara në mbledhjen e 97-të të Qeverisë:

Ndamë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, si dhe 6 milionë euro, për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë.

Ndaluam eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse.

Miratuam dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin shtator 2022”, ka shkruar Kurti në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera