Lajme

Kurti: Jemi të zemëruar si rrallëherë më parë, okupatori i huaj na u zëvendësua me vendorë

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 29 September 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim të zjarrtë para protestuesve në sheshin kryesor të Prishtinës.

Para objektit të Qeverisë, Kurti ka thënë se janë të zemëruar si rrallëherë më parë.

“Ne jemi të zemëruar si rrallëherë më parë, por jemi të bashkuar e me shpresë. Qeveria po rritet e shteti po zvogëlohet. Kosova është shtet i kapur, çlirimi nga okupatori i huaj na u ndryshua me okupatorin tonë, i cili po bashkëpunon afër me okupatorin e huaj. Kosova është shtet i kapur, çlirimi nga okupatori i huaj na u ndryshua me okupatorin tonë, i cili po bashkëpunon afër me okupatorin e huaj. Prej adoleshentëve e deri tek prokurorët po dëshirojnë të ikin nga vendi”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se Kosova ka shumë të këqija, të cilave iu shtua edhe ideja për kompromis të dhimbshëm nga i cili fiton vetëm Serbia.

“Sikur të gjitha të këqijat të mos mjaftonin na u paraqit ky far presidenti me idenë për kompromis të dhimshëm. Jo për kompromis të dhimbshëm për Serbinë, por për Kosovën. Presidenti po duket se po tenton që t’i mbajë dy kunguj mbi një sqetull, por nuk mundet sepse e ka një kungull mbi kokë. Aq shumë e duam Kosovën republikë, aq shumë e duam Kosovën Lindore, aq shumë e duam bashkimin me Shqipërinë, sa që në asnjë rrethanë si nënshtrohemi një njeriu. Kjo protestë nuk është as për elektrorat e as për vota. Përmes Thacit po na teston përmes Vuciqit. Duhet të dërgojmë disa porosi: As Kosova nuk ndahet e as Kosova lindore nuk ndahet, pavarësinë nuk e negociojmë”, ka përfunduar Kurti. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera