Lajme

Kurti: Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës

Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 09 September 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, pas rastit tragjik që ka ndodhur në spitalin e Tetovës, ku raportohet për disa persona të vdekur.

Siç njofton zyra e Kryeministrit, eksplodimi në spital, ka marrë jetën e shumë pacientëve.“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti porsa zhvilloi sonte një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për ngjarjen e rëndë në një spital modular atje.

Eksplodimi i fuqishëm duket që ka marrë shumë jetë njerëzish, kryesisht pacientë. Kurti i shprehu ngushëllime Kryetares Arifi për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë, për çfarë Kryetarja Arifi e falënderoi kryeministrin.

-Advertisement-

Lutemi që të ketë sa më pak viktima nga zjarri që po shkrumbon spitalin e Covid në Tetovë. Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës, mjekëve e pacientëve”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e Kryeministrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera