Kurti: Jemi duke ia thyer rekordin edhe vetes, kemi arritur më shumë suksese se çdo qeveri tjetër

Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 12 October 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 100-të të Qeverisë, sikur në çdo mbledhje ka renditur të arriturat e Qeverisë së tij.
Kurti ka lavdëruar qeverisjen e tij duke thënë se është “Qeveria që ka arritur më shumë suksese se çdo Qeveri tjetër”.
Madje Kurti ka thënë se më të arriturat në këtë periudhë të vitit 2022, janë duke e thyer rekordin e vetë Qeverisë së tij të arritur gjatë vitit 2021.
“Si Qeveri kemi arritur më shumë suksese se çdo qeveri tjetër brenda këtij 1.5 vjeçari të parë.
Kemi rikthyer sistemin e financave publike në binar duke e ulur borxhin publik. Kjo dëshmon përgjegjshmëri për paranë publike.
Kemi ofruar mbi 750 milionë mbështetjet për qytetarët dhe bizneset për përballje me pasojat e pandemisë, krizës energjetike e rritjes së çmimeve.
Kemi rritjen ekonomike historike në vendin tonë me 10.7 përqind vitin që shkoi. Kemi rritje enorme të të hyrave buxhetore për vitin 2021, me trend të ngjashëm për vitin 2022. Viti 2021 ishte vit me të arritura të suksesshme, e në vitin 2022 jemi duke e thyer rekordin e vetes. Kemi bërë luftim të pakompromis të krimit të organizuar e kontrabandës. Nga janari deri në gusht të këtij viti kemi 15 mijë vende pune më shumë”, tha Kurti ndër të tjera në mbledhjen e Qeverisë që është duke vazhduar.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...