Lajme

Kurti: Javën tjetër i bëjmë një vit e gjysmë si qeveri demokratike e progresiste

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 14 September 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se javën që vjen i bëjnë një vit e gjysmë si qeveri demokratike e progresiste.

“Në javën e ardhshme shënojmë një vit e gjysmë të qeverisjes sonë demokratike e progresiste. Kthesa që kemi marrë drejtë zhvillimit të shoqërisë nuk mund të jetë e qëndrueshme pa sundim të ligjit, siguri juridike e zbatim të të drejtave të njeriut”.

Kurti, në mbledhjen e 96-të të qeverisë, tregoi për të arriturat gjatë gjithë kësaj kohe.

-Advertisement-

“Për të jetësuar ndryshimin e mirëfilltë demokratik vëmë theks mbi rendin dhe ligjin. Në vetëm 1/3 e mandatit kemi kaluar mbi 150 projektligje ndërkaq në gjysmën e parë të këtij viti janë miratuar 87 sosh në Kuvendin e Republikës. Këtë javë ka rifilluar punën Kuvendi ku nesër do ta kemi seancën e parë të sesionit vjeshtor dhe urojmë që ky sesion të jetë edhe më i suksesshëm”.

Mes tjerash, Kurti thotë se të gjitha këto korrespodojnë me vullnetin ndaj fuqizimit të shtetit.

“Shifrat korrespondojnë me vullnetin dhe kontributin ndaj fuqizimit të shtetit mbi parimet më të mira që mbrojnë të drejtat e liritë themelore dhe pamundësojnë shmangien nga zbatimi i ligjit”.

“Përmes projektligjeve të miratuara kemi fuqizuar mekanizmat për luftimin e krimit dhe korrupsionit nëpërmjet reformës në Këshillin Prokurorial, deklarimin më efikas dhe transparent të pasurisë, potencimin e rolit parandalues të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe inicimit të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme”, deklaroi Kurti.

Qeveria miraton projektligjin, do të themelohet një institut për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera