Lajme

Kurti: Jam më i brengosuri për tri ligjet që opozita i dërgoi në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 30 March 2023

Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate është arritur ajo që është synuar.

“Janë dy vitet e para dhe janë të pakrahasueshme me më herët”, është shprehur Kurti në Rubikon me Adriatik Kelmendi.

Vitet 2021 dhe 2022 janë vitet me rritjen mesatarisht 7.0 përqind që është dyvjeçari më i suksesshëm në Kosovën e pavarur. Kemi pasë edhe disiplinë fiskale, nga 1.5 milionë, kanë shkuar në 2.5 miliardë në dy vjet dhe është e pashembullt”, ka shtuar Kurti.

-Advertisement-

Kurti ka theksuar se gjatë këtyre dy viteve janë dyfishuar investimet e huaja direkte derisa ka thënë se tek qytetarët deri më tani janë shpërndarë 842 milionë.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera