Kurti: Jam i gatshëm ta heq këtë masë, nëse zotohet edhe Serbia
Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 22 September 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm që ta heqë masën e reciprocitet për targat në rast se edhe Serbia zotohet se do ta bëjë një gjë të tillë kundrejt Kosovës. Kështu deklaroi ai në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Kryeministri Kurti më tutje tha se është i lumtur që kjo masë ka filluar që të zbatohet në Kosovë, nga 20 shtatori i këtij viti.
“Në Kosovë nga data 20 shtator ka filluar se zbatuari vendimi i ri për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet e Serbisë që hyjnë në Kosovë nga të gjitha pikat kufitare. Vendimi poashtu është duke u zbatuar edhe për sa i përket eliminimit të të gjitha targave ilegale që kanë qarkulluar në Kosovë që nga paslufta. Jam i lumtur që ky problem i dekadave po merr epilogun e merituar. Jam i lumtur poashtu që shoh përgjigjen pozitive të qytetarëve tanë, serbë lokal të të gjitha komunave të Kosovës për t’u pajisur me targa të përkohshme, teksa Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve po punojnë me kapacitete të plota”, ka thënë ai.
Një thirrje Kurti pati edhe për kryetarët e komunave në veri që të tërheqin kamionët me të cilët qytetarët lokal serbë po i bllokojnë rrugët drejt pikës kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak.
“Jam i njoftuar që pengesat që shpijnë tek rrugët kufitare janë duke u bërë me disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo sigurisht që përbën shkelje dhe keqpërdorim të pronës publike. U bëjë thirrje kryetarëve të komunave në veri që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga dhe ftojë poashtu edhe grupin e organizuar të qytetarëve serbë që të largohen nga dy rrugët regjionale sepse kësisoj ata e kanë bllokuar edhe rrugën e tyre”, deklaroi ai.
Vënia e ligjshmërisë sipas Kurtit është interes i të gjithëve dhe se ky vendim nuk ka qenë kundër qytetarëve serbë, por një vendim drejt barazisë dhe zbatimit të mrrëveshjeve që janë arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Vënia e ligjshmërisë në vend është interes i të gjithëve prandaj unë jam i bindur që me kalimin e kohës këtë po e kuptojnë të gjithë. Nuk është as vendim e as nuk janë këto masa kundër dikujt, ose për ta diskriminuara dikë. Përkundrazi janë për të gjithë, për trajtim të barabartë. E kam thënë se vendimi për targat të përkohshme nuk u drejtohet qytetareve serbë të Kosovës dhe se ata e kanë të drejtën e plotë të pajisen me targa të përhershme të Kosovës”, tha ai.
Kurti u deklarua edhe për takimin me ambasadorët e QUINT-it dhe me shefin e BE-së në Kosovë. Ai tha se është i gatshëm që të tërhiqet nga zbatimi i kësaj mase në rast se edhe Serbia e bënë një gjë të tillë ndaj Kosovës.
“Kjo masë është e barabartë me atë që shteti i Serbisë e aplikon ndaj Kosovës për dy dekada. E kam bërë të ditur edhe në takimin që e kam pasur dje me ambasadorët e QUINT-it dhe me shefin e misionit të BE-së, se vendimi i Kosovës është në kornizën e zbatimit të ligjit dhe jam i gatshëm që në çdo kohë këtë masë ta heqë, nëse kemi një zotim të tillë edhe nga pala e Serbisë”, ka thënë Kurti
Të tjera
-
Abdixhiku sot në Vushtrri e shpalosë programin për arsim
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në Vushtrri do ta shpalosë progra...
-
Raportohet për një përleshje në Kuvendin e Serbisë
Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident në mes deputetëve. Pas mirat...
-
Kuvendi do t’i mbajë tri seanca, në njëren diskutohet për qeverisjen e Kurtit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për t...
-
SBASHK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar vepri...
-
Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në F...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’
Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Chec...
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...