Lajme

Kurti: Iu kam thënë serbëve të mos dorëhiqen, por s’kam të drejtë të ju kërkoj kthimin

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 24 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Kuvendin e Kosovës, të mërkurën se “ai iu ka kërkuar serbëve që të mos dalin nga institucionet”.

Por thotë se “nuk ka të drejtë të ju kërkojë serbëve që të kthehen”.

“Kthimi i tyre është çështje ligjore, kushtetuese, nuk është çështje politike”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

“Më lejoni të ju njoftoj për secilin qëndrim timin. Unë iu kam bërë thirrje serbëve që të mos dorëhiqen nga institucionet, por nuk ju kam thënë kthehuni. Shkuarja e tyre është akt individual politik, kthimi i tyre është çështje ligjore, kushtetuese institucionale”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, ai po përpiqet që të integrojë serbët e Kosovës, por takimet s’mund të bëhen publike – pasi thotë se serbët e Kosovës rrezikohen nga strukturat kriminale serbe.

“1 orë e 30 minuta kam bisedu me disa serbë, nuk kanë pranu me bërë fotografi”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se meqë “nuk po mund t’i mbrojnë serbët, nuk mund as ti rrezikojnë”.

Ka kërkuar që integrimi i serbëve të bëhet me kujdes, teksa ka shprehur keqardhje për veturat e djegura të serbëve për shkak të konvertimit të targave në RKS

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera