Kurti ishte pjesë e Orës së Kodimit në ShML “Gjin Gazulli”

Autori: Gazeta inFokus
17:24 | 17 November 2023
Në përfundim të Javës së Kodimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, sot ishte dëshmitar i zhvillimit të një ore kodimi në Shkollën e Mesme të Lartë “Gjin Gazulli” në Prishtinë.
Duke parë demonstrimin mbresëlënës të nxënësve të kësaj shkolle, Kurti falënderoi për angazhimin në përvetësimin e gjuhës së të ardhmes, në kodim, nxënësit nga më të vegjlit deri tek ata që janë gati të nisin udhëtimin e tyre profesional.
“Në këto pesë ditë, ju nuk keni mësuar vetëm të shkruani rreshta kodi, por keni filluar të mendoni gjithnjë e më shumë në mënyrë kompjuterike e algoritmike, t’i zgjidhni problemet në mënyrë kreative dhe të bashkëpunoni në mënyrë efikase”, tha kryeministri drejtuar nxënësve.
Me mbi 400 ngjarje kodimi në gjithë vendin tonë, përfshirë mbi 300 shkolla dhe mijëra orë kodimi, kryeministri shprehu optimizmin për suksesin që do ta kemi gjithnjë më të madh në të ardhmen pasi që kjo javë shpërfaq një shenjë të qartë të pasionit dhe entuziazmit të rinisë sonë për teknologji.
Si rrjedhojë e këtij potenciali dhe interesimi, i pari i qeverisë bëri të ditur se që nga viti shkollor akademik 2024/2025, nga klasa e parë e shkollës fillore ashtu siç e mësojnë gjuhën shqipe, nxënësit do ta mësojnë edhe gjuhën e kodimit.
Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e fokusuar në transformimin digjital, sepse kësisoj edukimi bëhet i lehtë dhe më cilësor, dhe siç tha kryeministri, e rritë edhe llogaridhënien, efikasitetin, produktivitetin e transparencën në të gjitha strukturat dhe proceset, në sektorin privat dhe në atë publik.
Nga data 13 deri me 17 nëntor, në kuadër të Javës së Kodimit, organizuar nga MAShT-i në bashkëpunim me ShPIK dhe Code.org, nxënësit mësuan shkathtësi të kodimit me anë të qindra aktiviteteve që përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike.

Të tjera
-
Macron tregon se ka folur në telefon me Vuçiqin, në “X” jep detaje rreth përmbajtjes
Presidenti franzec, Emmanuel Macron, njofton se ka zhvilluar bisedë telefonik...
-
Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?
Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse...
-
Osmani kujton mạsạkrën në Abri të Epërme ku familja Muliqi humbi tetë anëtarë
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e dytë në Abri të Epërme, të kry...
-
Rama takohet me shqiptarët e Athinës, i falënderon për pjesëmarrjen
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot zhvilloi takim me shqiptarët e Athinë...
-
Trump: Jam shumë nervoz me Putinin për lụftën në Ukrainë
Donald Trump ka thënë se është “shumë nervoz” me Vladimir Putinin për vënien ...
-
Në Hagë do të kërkohet hedhja poshtë e disa pikave të aktakuzës
Pasi për 2 vite u dëgjuan më shumë se 210 dëshmitarë të prokurorisë në gjykim...
-
Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?
Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse...
-
Festa e Fitër Bajramit në mbarë botën përmes fotografive
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët në mbarë botën festojnë sot Fi...
-
Rama në Athinë, premton pagë mesatare 1 mijë euro në mandatin e katërt
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në takimin me shqiptarët e Athinës, dekla...
-
Presidenti i Iranit e refuzon publikisht thirrjen e Trumpit për bisedime bërthamore
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, e ka hedhur poshtë publikisht mbajtjen...
-
Një person gjendet pa shenja jete te Ferronikeli
Mëngjesin e sotëm nga mediat u raportua se një person është gjetur pa shenja ...
-
Trotinetët elektrikë të lirë nuk janë gjithmonë të cilësisë së mirë, paralajmërojnë ekspertët
Klubi Touring i Zvicrës (TCS) ka zbuluar një “nivel të ndryshueshëm të cilësi...