Kurti informon kryeministrin irlandez për zhvillimet e fundit në Kosovë, i bënë ofertë për investime

Autori: Gazeta inFokus
18:20 | 01 March 2024
Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar. Gjatë takimit ata folën për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, tregtisë e teknologjisë, dhe zhvillimet rajonale. Bashkë diskutuan për mundësitë e thellimit të tyre në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Në njoftim, thuhet se Kurti i ka paraqitur kryeministrit irlandez ofertën që Kosova paraqet për investime të kompanive irlandeze, me theks në sektorin e teknologjisë.
“Duke u shprehur falënderues për mikpritjen që ka pranuar në Dublin dhe për mbështetjen e zëshme dhe të vazhdueshme të Irlandës ndaj Kosovës, Kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin irlandez Varadkar me zhvillimet e fundit në vend, progresin e shënuar deri më tani dhe ofertën që Kosova paraqet për investime të kompanive irlandeze, me theks në sektorin e teknologjisë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Ai e falënderoi kryeministrin Varadkar për përkrahjen aktive ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

Të tjera
-
Në kongresin e EPP, Abdixhiu takon Berishën: I uron suksese PD-së dhe gjithë shqiptarëve në zgjedhjet e majit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takua...
-
Vendimi PDK-së për t’i shkuar në takim Kurtit, Muharremi: S’është i lehtë, por i duhur
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike të Kos...
-
Policia: Vazhdojnë kërkimet për gruan e zhdu`kur në Runjevë
Policia e Kosovës në Kaçanik, në bashkëpunim me njësi rajonale dhe institucio...
-
Memli Krasniqi i shkon nesër Albin Kurtit në takim
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se do të shkojë nesër në takimin ...
-
E ngjashme me ChatGPT, Shqipëria do të financojë me 10 mln dollarë projektin e Mira Muratit
“Ka ardhur koha që të hyjmë nëpër kompani, që shteti të futet të financojë dh...
-
Përparim Rama thotë se Albin Kurti i tha “hajde me ne”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se Albin Kurti i ka thënë se...
-
Enver Hoxhaj në Katar: Diplomacia sot kërkon qasje të re
Në Forumin Global të Sigurisë që po mbahet në Katar, me pjesëmarrjen e liderë...
-
Miftaraj: Kurti u vonua me ftesa, por me rëndësi të mos keqpërdoren për interesa partiake
Ftesa e fundit e kreut të VV’së Albin Kurti, drejtuar liderëve të PDK-së dhe ...
-
Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për kapjen e dy personave, dyshohet se kryen një vjedhje
Policia e Kosovës më saktësisht Njësiti i Hetimeve të stacionit të Drenasit, ...
-
“Hajrulla Çeku flet rrena – Ai duhet me na e tregu dokumentin se për çka flet”, Përparim Rama për përplasjen për zonat e mbrojtura
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaron që Ministria e Kulturës “po bl...
-
Sadiku: PDK do të marrë pjesë në takimin me Kurtin
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizj...
-
77% e zviceranëve përdorin AI në punë
Më shumë se dy të tretat e pjesëmarrësve të sondazhit e kanë kaluar tashmë pë...