Lajme

Kurti ia thotë në sy Vuçiqit: Sa më shpejtë që çliroheni nga Kosova, aq më mirë për te dy vendet do të jetë

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 14 February 2020

Ka përfunduar diskutimi për Ballkanin Perëndimor në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Konferencën e Sigurisë së Mynihut lidhur me çështjet e sigurisë në Ballkan.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçic, të cilët u ulën përballë njëri-tjetrit.

Në fjalimin që kryeministri Kurti mbajti para panalistëve, foli për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

“Le të themi duhet të jenë tri principe në këtë dialog. E para është jo marrëveshje pa dialog. E dyta jo dialog me harta dhe e treta është jo harta me president përreth.” , u shprehë Kurti.

Tutje, ai shtoi se është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova, Kurti po ashtu kërkoi shtetet që ishin prezent në tavolinë që ta ndihmojnë Serbinë që ta bëjnë këtë.

“20 vite më parë, gati të gjithë ju, na ndihmuat neve që të çlirohemi nga Serbia. Unë mendoj se tash është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova. Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, na duhet çlirimi i Serbisë nga Kosova. Ne u çliruam sepse ishim të okupuar, ndërsa Serbisë i duhet çlirimi sepse Kosova është një kurth për Serbinë. Sa më shpejtë që Serbia të çlirohet nga Kosova, do të jetë më mirë për te dy palët dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.”, u shprehë Kurti.

Pas këtij fjalimi, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq kërkoi që t’i kundërpërgjigjet, por spikerja i kërkoi që të pres rendin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera