Lajme

Kurti i veshur me fanellë të “Bad News Eagles” përcjell lojën e djemve të Kosovës në CS:GO

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 09 May 2022

Lojtarët kosovarë të “Bad News Eagles” e kanë nisur rrugëtimin e tyre në turneun më të madh të CS:GO, ‘PGL Antëerp Major 2022’.

Gjatë kësaj kohe që ata janë duke e zhvilluar ndeshjen kundër ekipit turk “Eternal Fire”, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar para pak minutash një fotografi në rrjetin social “Instagram”, ku shihet duke e ndjekur lojën e “Bad News Eagles”.

“Dhe ja ku jemi sot në garën më të madhe të CS:GO, në PGL Major, duke bërë tifo për ekipin tonë të zemrës, Bad Ness Eagles. Kualifikimin e dëshiruar e arritëm, tani përpara për fitore. Go Eagles 🦅”, ka shkruar Kurti i cili shihet i veshur me fanellën e “BNE”-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera