Lajme

Kurti i shqetësuar që nuk po mund ta vizitojë zyrtarisht veriun

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 10 June 2021

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, në emër të kryeministrit Albin Kurti, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, një raport për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu me Serbinë.

Ndër këto pika si problematike është radhitur edhe mënyra e funksionimit të katër komunave veriore të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në këtë raport thuhet se përkundër disa ndryshimeve pozitive, qeveritarët ende s’lejohet të vizitojnë këtë pjesë të vendit.

-Advertisement-

“Serbia vazhdon të mbështesë strukturat e saj paralele në Kosovë, duke përfshirë strukturat ilegale komunale në veri dhe në disa pjesë të tjera të Kosovës. Duhet theksuar se zyrtarët e Qeverisë së Kosovë ende nuk mund të bëjnë vizita zyrtare në komunat veriore. Këto komuna lëshojnë dokumente sipas ligjeve të Kosovës kur kanë të bëjnë me institucionet e Kosovës, ndërsa në raport me institucionet e Serbisë ato përdorin logo dhe vula të Serbisë”, thuhet te paraqitja e gjendjes aktuale.

Ndërkaq, si sfida në raport prezantohen vazhdimi i prezencës së strukturave administrative paralele në këtë pjesë, operimi i komunave të reja pa logo zyrtare, si dhe që këto komuna s’mund të marrin fonde të mjaftueshme për të realizuar projekte të ndryshme zhvillimore dhe infrastrukturore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera