Lajme

Kurti i rrëfehet për Ohrin, Rama e inkurajon të bëj hapa për Asociacionin, Vetëmenaxhimin dhe Kishën

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 26 March 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi hëngri një drekë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin e priti në Tiranë, tregoi se diskutuan për detajet e marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj.

Rama tha se e ka inkurajuar Kurtin në “hedhjen e hapave të mëtejshëmqoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë”.

“Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj”, shkroi Rama.

-Advertisement-

“I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë”, shtoi kryeministri shqiptar në një postim në Facebook.

Ai tha se me Kurtin “ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera