Kurti i përmend sukseset në arsim: Po bëhet ndërlidhja me ekonominë
Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 22 October 2023
Kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur që këtë të dielë të flasë për sukseset e qeverisjes së tij në arsim.
Sipas tij, tani “po bëhet ndërlidhja e arsimit me ekonominë” pasi “hendeku ndërmjet aftësive profesionale dhe kërkesave të tregut është thelluar për shumë vite me radhë”.
Postimi i Kurtit:
Me qeverisjen tonë arsimi i lartë publik është bërë falas për të gjithë sepse arsimi është e drejtë e pakushtëzuar. Po bëhet ndërlidhja e arsimit me ekonominë sepse hendeku ndërmjet aftësive profesionale dhe kërkesave të tregut është thelluar për shumë vite me radhë. Buxheti për arsim është rritur sepse investimi në arsim, është investim me kthim të sigurt.
43 mijë studentë ndjekin studimet e tyre në nivelin bachelor dhe master falas. Duke filluar nga ky vit shkollor, arsimi dual është zgjeruar në 12 profile profesionale, nga vetëm katër sosh sa ishin në vitin pararendës, në gjithsej 21 shkolla profesionale dhe 13 komuna gjithandej vendit. Arsimi dhe aftësimi profesional është njëri nga projektet më të mëdha të transformimit të ekonomisë sonë.
U ndanë afër 4 mijë bursa për studime brenda dhe jashtë vendit, prej të cilave mbi 2,900 për fushat STEM, duke i dhënë vëmendje të veçantë vajzave që studiojnë këto fusha. Pjesëmarrja e vajzave në studime në fushat STEM në Universitetin e Prishtinë aktualisht është në masën 50%, ndërsa mesatarja e vendeve të BE-së është 17%. Në prill të këtij viti organizuam për herë të parë konferencën “STEMinist”, kushtuar rëndësisë së përfshirjes së vajzave dhe grave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, që tash e tutje do të jetë pjesë e kalendarit vjetor të Qeverisë. Përveç bursave në nivel të universitetit, ndamë edhe 500 bursa për nxënës të shkollave të mesme nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe 400 mijë euro për mbështetjen e 21 qendrave mësimore nga të cilat më së shumti përfitojnë pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë. Ndërkaq për edukim të hershëm, ndërtuam e po renovojmë ose adoptojmë gjithsej 31 çerdhe të reja.
Krahas rikthimit në ENQA si anëtare e asociuar, pas përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim në vitin 2019, morëm statusin e asociuar në programin “Horizon Europe” me të drejta të plota, program ky që e mundëson bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kërkimit dhe inovacionit. Gjithashtu, pas një dekade rifunksionalizuam Këshillin Kombëtar të Shkencës, që tashmë ka hartuar programin kombëtar të shkencës, i cili është dokumenti bazë për financimin e punës kërkimore shkencore në vend.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...