Kurti i përgjigjet Borellit që kërkoi koordinim për operacionet policore: Nuk e shkel ligjin, s’bëjmë pazare
Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 15 June 2023
Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës së sotme u pyet nga gazetarët edhe për deklaratat e Borrellit se nuk ka pasur koordinim mes Qeverisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it për aksionin e arrestimit të udhëheqësit të Mbrojtjes Civile në Veri.
Kurti tha se ai nuk e din kur arrestohet dikush, sepse sipas tij kjo është çështje e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit.
Mirëpo, Kurti tha se veprimet operacionale nuk janëpunë e tij e as e ndonjë zyrtari të BE-së.
Ai shtoi se nuk mund të bëjë pazar “në kurriz të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë”.
“Ne i bindemi Kushtetutës dhe ligjit që e kemi përgjegjësi dhe obligim. Nuk duam t’ia shkelim askujt të drejtat, mirëpo në një Republikë demokratike për të arrestuar një kriminel të dyshuar, nuk ka kuptim që të ketë instancë sipëror, nuk jemi monarki, nuk jemi vend feudal, jemi republikë demorkatike në shek. 21, as unë nuk e di kur arrestohet një kriminel, sepse kjo është cështje e policisë, prokurorisë së shtetit, pra ka arrestime të cilat unë i shoh saktësisht në të njëjtën kohë si ju, sepse jemi republikë demokratike. I këtillë ka qenë edhe arrestimi i Millun Millenkoviq- Llune, pra në të njëjtën kohë kur e keni marrë vesh ju, e kam marr vesh edhe unë. Unë shpreh publikisht mbështjetjen për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, por veprimet operacionale kur duhet të arrestohet dikush, nuk janë punë e imja, besoj nuk janë punë e asnjë zyrtari të BE-së poashtu. Sundimi i ligjit në Kosovë me veprime operacionale policore është çështje e policisë, policia i ka kryer panumër trajnime në vendet demokratike perëndimore , dhe atje kanë mësuar se si nuk duhet lejuar të politizohen operacionet policore”
“Andaj nuk mund të bëj çfarëdo pazari në kurriz të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë. Dhe sundimi i ligj në veri nuk mund të jetë special për nga veprimi krahasuar me pjesën tjetër të Kosovës. Nuk ka kuptim që për sundim të ligjit të ketë koordimin, paralajmërim ku di unë, cfarë sjelljesh e veprimesh speciale para se të ndodh ligji, sepse kjo i bjen sundim me ligjin, ne jemi për sundim të ligjit.”
Borrell dje i është përgjigjur letrës së Kurtit, i dërgoi atij ditë më parë, duke ia prezantuar planin e tij prej pesë pikash, që sipas kryeministrit kosovar do të ndihmojë në uljen e tensioneve në veri të vendit.
Ai është ndalur edhe në pikën tre të planit të Kurtit që Policia e Kosovës, NATO dhe misioni për Sundim të Ligjit i BE-së në Kosovë, EULEX, të kryerjen e vlerësimeve të përbashkëta të sigurisë.
Zyrtari i lartë evropian tha se kjo çështje mund të diskutohet pas shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.
“Megjithatë, kjo nënkupton se ju duhet të merrni në konsideratë opsionet e EULEX-it dhe KFOR-it dhe t’i trajtoni ata si partnerë, që nënkupton koordinim paraprak me ta”, tha Borrell.
Ai tha se kjo nuk ka ndodhur gjatë operacionit policor të 13 qershorit në Mitrovicë të Veriut, kur u arrestua Millun Millenkoviq.
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...