Kurti i ndërron fjalët për Oliver Ivanoviqin, vjet e lartësoi, mbrëmë e lidhi me dëbimin e shqiptarëve
Autori: Gazeta inFokus
11:46 | 17 Janar 2024
Më 16 janar të vitit 2023, kryeministri Albin Kurti kishte zgjedhur fjalët më të mira për ta përkujtuar politikanin serb të vrarë, Oliver Ivanoviq. Për këtë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ishte kujdesur që të regjistronte edhe një video-adresim, duke e përshkruar Ivanoviqin si një person të përkushtuar, të hapur, të sinqertë e i respektueshëm.
Kurti shprehte dëshirën e tij që kujtimi për Oliver Ivanoviqin të mbetej i gjallë, si një kujtim i një njeriu që “punoi shumë për një të ardhme të qëndrueshëm dhe për një Kosovë shumë etnike”.
Por, këtë vit në një postim në “twitter” Kurti ka shkruar përsëri për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Megjithatë kësi here kreu i Qeverisë së Kosovës s’ka pasur lavde për të, por ka treguar se si Ivanoviq ka qenë aktiv gjatë viteve të luftës 98-99 dhe deri në shkurt të vitit 2000 për dëbimin e shqiptarëve nga Veriu i Kosovës.
Nëse këto dy postime të Kurtit vihen përballë njëra-tjetrës, i bie që Kurti në vitin 2023 ka shprehur respekt, ka thurur lavde dhe i ka dhënë merita për Kosovë multi-etnike një personi që i ka përzënë shqiptarët e Kosovës nga toka e tyre.
Sipas Kurti, Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar i mundshëm i EULEX-it.
Oliver Ivanovic was active during both: ‘98-‘99 war & the Feb. 2000 expulsion of thousands of Albanians from the north. Belgrade feared him as a possible EULEX witness. Today, 6 yrs. after his assassination in North Mitrovica, his killers still roam free in Serbia.
— Albin Kurti (@albinkurti) January 16, 2024
“Oliver Ivanoviç ishte aktiv gjatë të dyjave: luftës ’98-‘99 dhe dëbimit të shkurtit 2000 të mijëra shqiptarëve nga veriu. Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar të mundshëm të EULEX-it. Sot, 6 vjet pas vrasjes së tij në Mitrovicën e Veriut, vrasësit e tij ende enden të lirë në Serbi”, ka shkruar Kurti në “twitter”, raporton Gazeta Expres.
Ndërkohë që para 1 viti, Kurti e kishte ngritur Ivanoviqin në piedestal si politikani që përfaqësonte pluralizmin politik e që kishte luftuar për një Kosovë multi-etnike.
“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike.
Pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij, shkruan Gazeta Express.
Vrasja e Oliverit ndikoi gjithë shoqërinë. Ky krim vrau jo vetëm Oliver Ivanoviqin, por edhe pluralizmin politik te serbët. Kosova do të jetë e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një shoqëri multikulturore dhe shumë etnike ku njerëzit ndihen të sigurt, mund të thonë mendimet e tyre dhe ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, edhe nëse nuk pajtohen. Në këtë mënyrë të gjithë do ta ruajmë kujtimin e Oliver Ivanoviqit.”, ka thënë Kurti në video-adresimin për Ivanoviqin.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...


































