Lajme

Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kur Beogradi flet për vrasje e dhunë flasin për vete

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 12 August 2022

Kryeministri Albin Kurti pas vizitës në Doganën e Kosovës, i është përgjigjur deklaratave të presidentit serb Aleksander Vuçiq se Kosova po përgatitet për sulm ndaj serbëve në veri.

Kryeministri Kurti tha se deklaratat në Beograd për vrasje e dhunë flasin për vete dhe imagjinatën e tyre e jo për Republikën e Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Së pari edhe në bazë të fitores së shkurtit të vitit të kaluar unë jam kryeministër i shpresës dhe i progresit ndërsa në serbi keni një president të frikës dhe kërcënimit. Kur flasin për dhunë në Serbi flasin për vete nuk flasin për republikën tonë, për ne flasin instituicionet”, tha ai.

-Advertisement-

Shefi i qeverisë tha tutje se Kosova është për paqe dhe stabilitet afatgjatë.

“Dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore mirëpo me 31 korrik u ngritën ato barrikada prej njerëzve që kishin nxitur dhe organizuar e financuar strukturat paralele që u bënë banda kriminale pra kur ata flasin flasin për vete ne jemi për paqe dhe stabilitet afatgjatë. Jemi te doganat e Kosovës në vitin 2021 janë rritur mbi 30% të hyrat në dallim me vitin 2020. Këtu konstatojmë progresin e Kosovës. Ne duhet ta mbrojmë këtë progres dhe ka autokratë që janë të shqetësuar me progresin e Kosovës, mos harroni se deklaratat e Beogradit kur folin për Kosovën janë duke folur për vete”, u shpreh Kurti.

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ka vazhduar të enjten me propagandë që Kosova kinse “është duke përgatitur për sulm në Veri për vrasjen e serbëve”.

“I paralajmëroj të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq, duke mos ofruar as një fakt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera