Lajme

Kurti: I kisha kërkuar aksion të përgatitur për Karaçevën, Agim Veliu më kërkonte vetëm leje gojore!

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 19 September 2020

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti në një konferencë për media është deklaruar rreth aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë.

Ai ka folur edhe për kërkesën e ministrit, Agim Veliut, për një aksion në qeverisjen “Kurti”.

“Ish-ministri i brendshëm erdhi me aksioni për leje për Zubin Potok. Pak më vonë, pastaj edhe për një aksion në Karaçevë pa u bë një muaj. Ndonëse me premtoi, ai në dy rastet dështoi të më sjell me shkrim planin. Por vetëm kërkonte leje. Por kjo nuk është mënyra se si duhet të veprojë qeveria dhe të marrë vendim.

-Advertisement-

Unë kam kërkuar aksion të përgatitur mirë e jo aventura. E shkarkova sepse e mbështeti presidentin për gjendjen e jashtëzakonshme. Ky ish-ministri vinte vetëm me fjalë goje. Unë uroj që kësaj radhe të jetë krejtësisht ndryshe. Natyrisht se unë nuk mund të pranoja një diçka pasi s’kishte kurrfarë plani.

Ai më ofroi që e ka siguruar Miradija që do të shkonte gjithçka në rregull, ish-shefja e inspektoratit policor. Por vetëm gojor. Krimi i organizuar në Karaçevë se ka kokën në Karaçevë, aty ishte vetëm bishti por jo koka. Uroj që mos të dal ajo e mbrëmshmja edhe një shfaqje më shumë e regjimit të vjetër. Tani nevojitet prani e përhershme prani e policisë në Karaqev, një nën-stacion”, është shprehur ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera