Kurti i kërkon ndihmë Edi Ramës që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE-në
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 13 May 2024
Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka thënë se është interes i Kosovës dhe Shqipërisë që të afirmohet shtetësia e Kosovës dhe se ngërçi në raportet mes kryeministrave Kurti e Rama s’mund të pengojë kur është në pyetje afirmimi i shtetësisë, sovranitetit të republikës së Kosovës.
Këshilltari politik i kryeministrit, Jeton Zulfaj ka folur sot rreth kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai në Euronews Albania, ka thënë se kjo kërkesë që u tentua disa herë që tashmë vjen e artikuluar nga disa shtete ndaras, të futej me amendamente dhe tri herë u refuzua.
“Shpresojmë që ky do të jetë një reflektim edhe nga shtetet aleate e mike të Republikës së Kosovës që të mos humbet ky shans që Kosova me meritokraci të bëhet pjesë e një organizate të tillë”, ka thënë Zulfaj.
Zulfaj thotë se për anëtarësim, Kosova po e bën përpjekjen e saj, por thotë që edhe Shqipëria do të duhej ta luante rolin e saj.
Sipas tij, shteti shqiptar dhe kryeministri Edi Rama duhet të bëjnë përpjekje që të arrihet ky pajtim dhe të tejkalohet ky keqkuptim në kërkesat e vazhdueshme që po i bëhen Kosovës për këtë anëtarësim.
“Ne presim nga Shqipëria që ajo të luaj rol aktiv në këtë çështje, sepse kështu edhe duhet te jetë në çështjet që kanë të bëjnë me afirmimin e shtetësisë së Kosovës. Ne nuk presim që të kërkojmë nga Shqipëria që të punojë në interesat tona, por këtë ta bëjnë në mënyrë aktive dhe proaktive”, ka thënë këshilltari politik i Kurtit.
Ai shpreson që për këtë nuk do të ndikojë marrëdhënia midis Kurtit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
“Interesi i të dy vendeve është që të afirmohet shtetësia e Kosovës, prandaj mendoj se asnjë ngërç politik nuk të pengojë në këtë drejtim kur është në pyetje avancimi i shtetit tonë…sidomos në këtë pikë kryqe ku anëtarësimi në KiE është jashtëzakonisht domethënës. Shqipëria mund te ketë rol dhe ndikim tek disa vende”, tha ai, duke shpresuar që kjo javë do të shfrytëzohet në maksimum për të pasur këtë ndikim tek shtetet të cilat janë skeptike rreth Kosovës në KiE”.
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...