Kurti i kënaqur me votimin e Byrosë, përmend edhe “rrezitjen” në Greqi

Autori: Gazeta inFokus
17:37 | 14 July 2022
Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur seancë të suksesshme të Kuvendit, votimin e sotëm të Byrosë, Projekt-kodit të Procedurës Penale dhe Projektligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e pasurisë, pavarësisht “rrezitjes” të cilën ia përmenden opozita kur ai hyri në sallë pas qëndrimit 9 ditor në Greqi.
“Me fjalë të tjera, ishte një seancë e suksesshme në të cilën më së paku kishte rëndësi sa kujt i dukesha i rrezitur unë. Ndërkohë, procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë është një çështje tjetër, dhe konsultimet me partitë opozitare për të sigurisht që duhet të vazhdojnë”, ka thënë ai.
Kryeministri Kurti ka thënë se me votimin e sotëm në lexim të parë të Projektligjit për Byronë mundësohet konfiskimi civil i pasurisë që nuk justifikohet por pa dënim.
Ai ka thënë se me rekomandimet që kanë marrë nga Komisioni i Venecias, projektligji do të standardizohet plotësisht me praktikat më të mira ndërkombëtare.
“Me votimin e sotëm në lexim të parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ecim bashkë drejt mundësimit të konfiskimit civil (pa dënim) të pasurisë që nuk justifikohet dot. I falenderoj deputetët e Kuvendit për këtë votim me të cilin iniciuam themelimin e një mekanizmi të rëndësishëm me diskrecion për të hetuar pasurinë e të gjithë personave zyrtarë. Me rekomandimet e vlefshme të Komisionit të Venecias, ky Projektligj do të standardizohet plotësisht në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe, po ashtu, do ta rrisë efikasitetin e luftimit të korrupsionit, siç ka qenë zotimi ynë e për të cilin jemi maksimalisht të përkushtuar”, ka shkruar ai.
Të tjera
-
Abazoviq shpallë tri ditë zie pas tragjedisë në Cetinë
Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi...
-
Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë...
-
Clewlow: KFOR-i do të jetë në kontakt me palët kosovare dhe serbe për të ofruar siguri
Ish-oficeri britanik në Kosovë Ade Clewlow ka thënë se KFOR-i do të jetë në d...
-
FBI mori 11 sete dokumentesh nga shtëpia e Trump
FBI mori 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e Donald Trump në...
-
Tragjedia në Mal të Zi, si ndodhi ngjarja
Tridhjetë e katër vjeçari Vuko Boriloviç ka vrarë disa persona në Cetinje dhe...
-
Deklarata e Kurtit për shaminë i bie në sy njeriut të Erdoganit, Osman Atalay
Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e...
-
Hill para takimit Kurti-Vuçiq: Është koha që Asociacioni të merret seriozisht – të vendoset në tryezë
Ambasadori amerikan Christopher Hill tha sot se në vazhdimin e dialogut Prish...
-
Stuhia e nxjerr lisin me rrënjë në Vushtrri
Stuhia e madhe në orët e pasdites në komunën e Vushtrrisë, saktësisht në fsha...
-
Fituesi i dytë i Nimi TV nga Italia është me fat! Bën aksident me veturë përgjatë udhëtimit në Shqipëri dhe pas 10 ditëve mëson se është fitues i veturës Dacia Sandero!
Fatmir Kolonjari është fituesi i dytë i veturës Dacia Sandero. Fituesi është ...
-
Abazoviç: Një tragjedi e tillë në Mal të Zi nuk mbahet mend
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Mal të Zi. Mësohet se një burrë qëlloi...
-
Si ndodhi sulmi dhe kush kishte dhënë shpërblim për ekzekutimin e shkrimtarit Rushdie?
Shkrimtari Salman Rushdie, i cili vuajti prej vitesh kërcënime me vdekje nga ...
-
Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të çmimit të çimentos
Ngritja enorme çmimit të betonit për herë të tretë nga 1 janar 2022 e deri më...