Kurti i kënaqur me takimin por jo edhe kryetarët e komunave
Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 24 September 2022
Takimi në mes kryeministrit Albin Kurti me kryetarët e komunave, ka përfunduar me kërkesa të shumta nga ana e këtyre të fundit, të cilët thanë se nuk kanë marrë përgjigje. Megjithatë, Kurti tha se do të takohen çdo tre muaj.
Bashkë me Kurtin në takim ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ku u diskutua për performancën buxhetore të komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, investimet kapitale, agjendën e gjelbër, digjitalizimin në nivel lokal dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.
Pas përfundimit të takimit me kryetarët e komunave të Kosovës, Albin Kurti tha se mbledhja ka shkuar shumë mirë, derisa ka shtuar se çdo tre muaj do të ketë mbledhje të tillë.
Kurti tha se kjo mbledhje ishte më shumë për problemet e përbashkëta që kanë komunat. Ndërsa ka thënë se do të takohet më shpesh me kryetarët e komunave për të diskutuar çështjet specifike të tyre.
”Do ta mbajmë çdo tre muaj por do të takohemi më shpesh për çështjet specifike të komunave. Kjo ishte mbledhje më shumë për hallet e përbashkëta të tyre dhe çdogjë shkoj me një atmosferë konstruktive të bashkëpunimit për zhvillim ndërmjet qeverisë qendrore, udhëheqjeve komunale por edhe lidhur me institucionet e ndryshme të tjera shtetërore dhe donatorët ndërkombëtar”, tha ai.
Kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi gjatë deklaratës për media, tha se kanë paraqitur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre te qeveria, mirëpo nuk kanë marrë ndonjë koment.
“Ne nuk morëm komentet të cilat zakonisht duhet t’i japin kryeministri bashkë me ministrat prezentë….Ne i paraqitëm shqetësimet serioze të cilat i kemi edhe nga pikëpamja e ngecjes në investimet publike kapitale, për shkak të kontratave të cilat janë lidhur më herët, ngritjes së çmimeve dhe kjo është një bllokadë për operatorët ekonomik, sepse ata nuk po rikthehen në punishte… Insistova që ligji për subvencionimin e humbjeve, për operatorët e kontratave të cilat janë lidhur para rritjes së çmimeve të miratohet sa më shpejtë dhe të hynë në fuqi. Kemi biseduar edhe për kontratën kolektive, vështirësitë dhe barrën e rëndë financiare që po e bartin komunat padrejtësisht”, tha ai.
Më tej, Latifi tha se kanë kërkuar definim të qartë që komunat të mos dëmtohen financiarisht për shkak të zbatimit të kontratave kolektive
Kryetari i Rahovecit tha se temë diskutimi ishte edhe çështja e vërshimeve. Sipas tij, duhet një pako emergjente nga qeveria në lidhje më këtë krizë.
“Biseduam edhe për çështjen e vërshimeve dhe kam kërkuar nga qeveria që komuna e Rahovecit, njëra nga komunat e goditura nga vërshimet ta ketë një pako emergjente financiare për t’i kompensuar dëmet e shumta që i kemi në ekonomi familjare, bujqësi, në amvisëri, biznese, madje edhe në objekte publike siç e kemi një shkollë të dëmtuar dhe një qendër të mjekësisë familjare të dëmtuar…sepse kjo krizë globale e ka dëmtuar bujqësinë”, tha ai.
Pavarësisht që temë diskutimi gjatë takimit nuk ishte çështja e grevës, ai tha se partnerët e vetëm që mund t’i japin zgjidhje kësaj greve janë qeveria dhe BSPK-ja.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri tha se ka bërë kërkesë për projektin e rrugës Kiev-Pejë. Sipas tij, është viti i katërt që ky projekt po pronoglohet.
“Kërkesa e komunës së Pejës për projektin Kiev-Pejë, autostrada që është viti i katërt që po prangohet dhe janë tri qeveri që janë marrë me këtë punë dhe nuk e kanë adresuar këtë çështje ose s’kanë mbërri t’i zhvillojnë procedurat e tenderimit dhe t’i japin rrugë, edhe pse kanë mundur ta kryejnë këtë punë shumë shpejtë”, tha ai.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se takimi ka shkuar jashtëzakonisht mirë. Ai tha se fokusi ishte më tepër në problematikat e përgjithshme të qytetareve nëpër komuna.
Ai tha se është diskutuar edhe për takimin tjetër të radhës se ku do të mbahet, mirëpo nuk e kanë vendosur ende vendin.
Po ashtu, ka shtuar se qeveria është zotuar se do të vazhdojë t’i dalë në ndihmë komunave./kp
Të tjera
-
Vuçiq e nis vitin duke thënë se dy shtete të mëdha do ta tërheqin njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar që “në periudhën e ardh...
-
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit...
-
Shefi dhe Zëvendësi i Hamasit vritẹn në sulmin ajror në Gaza
Në një sulm ajror izraelit të enjten, u vra shefi i Hamasit dhe zëvendësi i t...
-
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave e djeshme të tragjedisë në Cetinje
Nëntë vjeçari Vukan dhe vëllai i tij pesëvjeçar Jovan Vulletiq janë viktimat ...
-
Kritika ndaj Arabisë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdẹkje
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritje...
-
Anulohen 4 fluturime në aeroportin “Adem Jashari”, dje u anuluan 38
Edhe sot janë anuluar katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë...
-
900 në Merdare dhe 800 metra kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në dy orë
Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të ...
-
Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë
Presidenti amerikan Joe Biden do t’u japë 20 amerikanëve nderimin e dytë më t...
-
Vdẹs ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha
Ka vdekur ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha. Lajmin ...
-
Mediat ruse raportojnë se Assad është helmuar
Një tentativë helmimi pretendohet se është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Ba...
-
Haradinaj: Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Foru...
-
Von Der Leyen e fshin videon e djeshme ku Kosova shfaqej brenda hartës së Serbisë
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka fshirë postimin me vid...