Lajme

Kurti: I gëzohemi arritjes historike të Shqipërisë dhe MV, dje ishte ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 20 July 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e hapi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke e uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ai tha se dje ishte ditë shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe synimet integruese.

“Dje ishte ditë shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe rrugëtimin e tij drejt integrimit në Bashkimin Europian”, tha i pari i ekzekutivit.

-Advertisement-

“Ne i gëzohemi kësaj arritjeje historike të të dyja vendeve”, tha kryeministri.

Ky vendim i BE-së, Kurti tha se do ta shtojë përkushtimin e Kosovës për reforma.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera