Lajme

Kurti i gatshëm të dialogojë me serbët në veri, qytetarët përgjigjen pozitivisht

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 07 October 2021

Kryeministri Kurti muaj më parë kishte deklaruar se është i gatshëm të dialogojë me serbët e Kosovës.

Shefi i ekzekutivit, muaj më parë kishte shprehur vullnet që të dialogojë me serbët lokalë.

Kjo ofertë e kryeministrit Kurti, duket që po pranohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës që i përkasin nacionalitetit serb.

-Advertisement-

Kështu një serb lokal të enjten i tha ekipit të T7 që po e mirëpret këtë iniciativë të kryeministrit të Kosovës, ndërsa shprehet optimist që një ditë të lëvizin lirshëm shqiptarët dhe serbët.

Ky madje kujton edhe një moment nga lufta e fundit në Kosovë, ku sipas tij i kishte ofruar bukë civilëve shqiptar.

Se do ta mirëpriste kryeministrin Kurti në veri të Mitrovicës shprehet edhe  një qytetar tjetër.

Një takim mes liderëve shtetëror kosovar dhe atyre serb u zhvillua të mërkurën në Slloveni, ku lëvizja e lirë ishte një prej temave që u diskutua aty.

Kliko këtu për të parë videon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera