Lajme

Kurti: I dashur Edi, do të na duhet shumë diell e shi për frytet që duhet t’i gëzojnë qytetarët tanë

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 26 November 2021

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që përmes marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e sotme mes dy qeverive, do të forcohet edhe më shumë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Jam shumë i nderuar dhe i gëzuar me mbledhjen e shtatë të përbashkët mes dy qeverive tona të Kosovës dhe Shqipërisë. Në vizitën e Ramës në Prishtinë para dy muajve, u patëm zotuar së bashku që e shohim si tejet të rëndësishëm koordinimin dhe sinkronizimin gjithandej dhe mbledhja e sotme është një hap i madh në këtë drejtim”, tha Kurti.

“Përmes marrëveshjeve të nënshkruara sot e që janë 13 sosh dhe me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese mes dy qeverive tona, do ta rrisim edhe më tej bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi zhvillim e mirëqenie për shqiptarët në të dy anët e kufirit e në të gjithë rajonin”.

-Advertisement-

Ndërsa Kurti duke iu drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, tha që do të na duhet shumë diell e shi për “frytet që duhet t’i gëzojnë qytetarët tanë”.

“I dashur Edi, ne po mbjellim bashkë e do të na duhet edhe shumë diell e shumë shi, që të dyja për frytet që duhet t’i gëzojnë qytetarët tanë në të dy anët e kufirit të cilin çdo ditë e më shumë po e liberalizojmë e relativizojmë”.

Kjo erdhi si përgjigje e Kurtit ndaj Ramës i cili i tha se do të donte që ta prisnin me mot me diell, por meqë shiu s’po ndalet tha se kjo ndoshta tregon për bereqet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera