Lajme

Kurti-Hisen Berishës për grupin “Kumanova”: Epitetin e padrejtë “terrorist” e ka thënë kolegia juaj

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 13 December 2021

Gjatë seancës se sotme deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i ka parashtruar disa pyetje kryeministrit Kurti, lidhur me rastin “Kumanova”, shkruan Gazeta Infokus.

I pyetur se çka është bërë që ata të mos cilësohen terroristë, Kurti ia ktheu Berishës dukë thënë se këtë epitet të padrejtë e ka thënë njëra nga deputetet e Partisë
Demokratike të Kosovës.

“Epitetin e padrejtë “terrorist” e ka thënë kolegia juaj”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka folur edhe për transferimin e tyre, duke thënë se transferimi i të arrestuarëve bëhet individualisht dhe jo në grup./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera