Lajme

Kurti: Heshtja e ndërkombëtarëve përballë veprimeve të Serbisë, e paarsyeshme dhe e dëmshme

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 16 June 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se heshtja e Perëndimit demokratik përballë agresionit të Beogradit zyrtar është e paleverdishme.

Kurti,shtoi se Beogradi inkurajohet dhe e merr për dobësi heshtjen e shumicës së faktorit ndërkombëtar

“Heshtja e shumicës së faktorit ndërkombëtar është e paarsyeshme dhe e dëmshme. Nuk i kontribuon as de-eskalimit e as normalizimit. Meqënëse çfarëdolloj hezitimi për t’i quajtur gjërat dhe zhvillimet me emrat e tyre të vërtetë, nga regjimi autokratik në Beograd do të merret si frikë ose do të merret si dobësi”, deklaroi Albin Kurti në Klan Macedonia.

-Advertisement-

Kjo sjellje, sipas Kurtit është e padrejtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera