Lajme

Kurti harroi mburrjen se kursen paranë publike, gjatë vizitës në SHBA qëndroi në hotel Hilton

Autori: Islam Morina 19:13 | 28 June 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në raportin e 100 ditëshit të punës së Qeverisë së Kosovës, mburrej se njëra nga të arriturat e ekzekutivit që ai udhëhiqte ishte edhe ruajtja e parasë publike, ku ai fliste se i kanë kursyer nga buxheti i shtetit 100 milionë euro duke anuluar marrëveshje e memorandume të dëmshme.

I pari i qeverisë, nuk ka vepruar njëjtë edhe kur ka vizituar SHBA-të, e ku bashkë me ekipin e tij kishte qëndruar dy javë, duke shpenzuar mbi 36 mijë euro nga buxheti i shtetit, shkruan Gazeta Infokus.

Kryeministri, por edhe shoqëruesit e tij në këtë vizitë qëndruan në njërin prej hoteleve më luksoze në SHBA, atë Hilton, duke harruar kështu se paraja publike mund të kursehet edhe duke përzgjedhur hotele më pak luksoze se ai Hilton.

-Advertisement-

“Ruajtja e parasë publike

Me qëllim të vënies së rendit dhe ruajtjes së parasë, për 100 DITË anuluam marrëveshje të dëmshme – tenderë dhe memorandume të bashkëpunimit – me vlerë 100 MILIONË EURO”, shkruante në njërën nga të arriturat e kryeministrit Kurti në 100 ditë të qeverisjes së tij.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, sa ishin në opozitë kanë qenë më kritikët ndaj qeverive të kaluara, pikërisht në shpenzimet qeveritare për udhëtime jashtë shtetit duke i akuzuar ato për shpërdorim të parasë publike e keq menaxhim të taksave të qytetarëve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera