Kurti: Grupet terroriste serbe duan t’i ngjajnë Wagnerit
Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 11 November 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova përveç që duhet të kujdeset për sigurinë për shkak se grupet terroriste serbe, dëshirojnë të shkaktojnë destabelizim, vendi ynë fokusohet edhe për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Për anëtarësim në BE, tha se ka marrë premtim që BE dhe gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor, do të jenë bashkë.
Kurti i bëri këto komente në ditën e dytë të Forumit të Paqes në Paris, ku zhvilloi një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, i cili u moderua nga Pascal Boniface, drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS).
Ai fillimisht është ndalur te sulmi terrorist i 24 shtator në veri të Kosovës, ku është vrarë polici i Kosovës.
“Sigurisht kanë dashur të shkaktojnë përshkallëzim të një përmase më të madhe ashtu që të mund të krijonin atë kaosin e përgjithshëm si pretekst që ushtria serbe të hyjë në Kosovë. Ushtria serbe ka 48 baza ushtarake për gjatë kufijve tanë, ku gjysma janë të ushtrisë, gjysma tjetër të gjandermerisë….ata kryerës të këtij akti terroristë, shumica e tyre dërmuese janë të lirë në Serbi, duke përfshirë edhe liderin e atij grupi Millan Radojçiq, i cili ka pranuar publikisht që ka pranuar që ka udhëhequr këtë sulm por që është arrestuar dhe liruar pas pak orësh. Për sigurinë e vendit tonë duhet të kujdesemi për këto grupe që duan t’i ngjajnë Wagnerit, që dua të shkaktojnë destabilizim por në anën tjetër duhet të fokusohemi kryesisht te situata gjeopolitike ku nuk kemi kurrfarë alternative sepse nuk duam të kemi alternativë përveç Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por ka edhe vende që bëjnë dhe mendojnë ndryshe, që kjo po e bën situatën më të vështirë sepse është e qartë që Federatës Ruse i ka pëlqyer shumë në Ballkan, të cilat pastaj të cilat kanë efekt përhapës në kuptimin e largimit të vëmendjes nga agresioni që kanë filluar para dy vitesh ”, tha ai, derisa përmendi kërkesën e sekretarit të shtetit amerikan për tërheqjen e trupave serbe nga afërsia me Kosovën.
E kur është pyetur nëse ka fituar betejën ndaj korrupsionit, Kurti tha se korrupsioni përfaqëson kërcënim nacional ndaj sigurisë
“Korrupsioni përtej që është padrejtësi apo që është i dëmshëm ndaj ekonomisë dhe vet shoqërisë, ai po ashtu përfaqëson kërcënim nacional ndaj sigurisë, sepse autokrat të ndryshëm duan ta përdorin atë plagën e korrupsionit për përpjekjet e tyre të destabilizimit, pra kur e ke një lider të korruptuar të një departamenti në ministri apo agjenci shtetërore, ke një lloj cenushmerie për sigurinë e atij institucione, pra duhet ta shohim rrezikun e korrupsionit edhe në aspektin e sigurisë kombëtare, jo vetëm në kuptimin e shkeljes së ligjit dhe dëmtimit të ekonomisë“, tha ai.
Kurti tha se nga BE kanë dy premtime, fillimisht për planin e zgjerimit nga BE, ku janë paraparë 6 milionë euro për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Kemi edhe një premtim apo zotim nga presidenti Charles Michel që 2030 është viti në të cilin BE dhe Ballkani Perëndimor bëhemi bashkë në këtë rrugëtim të gjatë, pra kemi kohë dhe substancë dhe besoj që duhet ta përdorim këtë që të futemi në këtë shteg që është i pakthyeshëm për ata që duan të jenë në BE“, tha ai.
Sipas tij, çdo i treti qytetarë i Kosovës jeton në vendet e ndryshme të botës, ku kontribuojnë në ekonomi, sport e kulturë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...