Lajme

Kurti “godet” sërish Jasharajn që i ka kërkuar ndihmë si vëlla

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 15 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e mbajtur sot në kuvendin e Kosovës e që është duke u diskutuar për grevën në sektorin e arsimit ka kujtuar dhe njëherë që kryetari i SBASHK-ut, ka kërkuar ndihmën e kurit si vëlla.

Kurti tha se kanë kaluar kohërat që qeveria e Kosovës e ndihmon dikë në mënyrë private siç është bërë në kohët e kaluara.

“Kjo kërkesë kaq partikulare as nuk mund të maskohet e gjithsesi zbulohet me shprehjet vëlla, ndihmon si vëlla na ndihmo të dalim prej krizës si vlla ami 100 euro, a kupton por nuk bënë ashtu nuk mundesh me u sjell me qeverinë e Republikës së Kosovës në mënyrë private këto janë kohërat e kaluara marrëveshjet që janë bërë të kaluarën kanë qenë private, unë nuk bëjë ashtu, unë kam ofru pako për përballje me inflacionin edhe ai do të realizohet edhe një herë po thom 50 euro që i merr mësimdhënësi jo deri sa të kalon ligji i pagave por për të përballur  me inflacionin është rritje më e madhe në pagën e tyre sesa rija ekonomike e Kosovës në vitin e kaluar”, ka deklaruar Kurti në seancën e kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Ndryshe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj në takimin e përbashkët që kanë pasur me kryeministrin Kurti iu kishte drejtuar atij si na ndihmo si vëlla.

Këtë gjë Kurti e kishte bërë të ditur në një konferencë të mbajtur së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, pas takimit që kishte mbajtur me kryetarin e SBASHK-ut, e ku ka theksuar se askujt nuk i ndihmon si vëlla pasi që është kryeministër i Kosovës.

“Si vëlla të ndihmoj privatësisht, jo si kryeministër”, kishte thënë Kurti.

Ndërsa në lidhje me këtë, kryetari i SBASHK-ut, kishte thënë se nëse kryeministri Kurti është prekur me fjalën vëlla nuk do të thërrasë asnjëherë më ashtu pasi që shprehjen vëlla ai e përdor pasi është traditë e shqiptarëve në takimin që e zhvilloi me të./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera