Lajme

Kurti ‘godet’ opozitën: E di që keni pritje të mëdha nga qeveria jonë

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 02 April 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në replikën e tij ndaj deputetëve të opozitës ka thënë se e di që ata presin shumë nga qeveria e re .

Kurti duke u përgjigjur për ZRE-në ka thënë se problemi në sektorin e energjisë është i vjetër qysh nga viti kur u privatizua distributori dhe furnizimi me energji.

Ai ka thënë po ashtu së është krim të shitet distribucioni për 26 milionë euro përderisa thekson se nuk janë probleme që mund të zgjidhen për 10 ditë qeverisje, shkruan Gazeta inFokus.

“Shumë probleme që i kemi sot i kanë rrënjët e vjetra pra edhe problemi i çmimit të energjisë elektrike e ka shkakun para tetë vitesh te privatizimi i distribucionit.

Unë e di që ju i keni pritjet e mëdha prej nesh ne do të bëjmë më të mirën e mundshme por jo gjithçka a mund të rregullojmë brenda 10 ditove.

Të shitet distribucioni dhe furnizimi për 26 milionë euro është krim.

Ne nuk e kemi lënë ZRE-në pa bord e kemi gjetur pa të”, ka thënë Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës./Gazeta inFokus/

Të tjera