Lajme

Kurti godet gjyqësorin për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështim, reforma në drejtësi urgjencë kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 21 May 2024

Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur lidhur me arratisjen e Enver Sekiraqës, i cili javën e kaluar u dënua me 25 vjet burgim për shtytje në vrasjen e policit kosovar, Triumf Rizaj.

Kurti e ka quajtur këtë dështim të sistemit gjyqësor, derisa për Sekiraqën ka thënë se është një prej personave më famëkeq nga bota e krimit.

“Në fundjavën që po e lëmë pas kuptuam që një prej personave më famëkeq nga bota e krimit i cili javën e kaluar u dënua pëfundimisht nga gjykata me 25 vjet burgim për vrasjen e Trium Rizajt, policit të Kosovës, është arratisur. Të gjitha ata që e kanë njohur Triumfin, e përshkruajnë njëzëri si profesionist të pashoq, të shkathtë në detyrë e shumë njerëzor me qytetarë.

-Advertisement-

Triumfin e kam takuar edhe unë dhe kam po këtë përshtypje. Arratisja e personit përgjegjës për vrasjen e tij, Enver Sekiraqës, është dështim i sistemit tonë gjyqësor që vazhdon të arratiset vetë nga drejtësia. Edhe më e rëndë bëhet situata kur këso rastesh nuk përbëjnë më përjashtim, nuk ngjajnë më rastësi”, ka deklaruar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera