Lajme

Kurti: Gjatë viteve ’98-‘99, dhunạ sẹksụạlẹ është përdorur si mjet lufte nga Serbia në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 12 September 2024

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia në luftën e fundit në Kosovë dhunimet i ka përdorur si një mjet lufte.

Në Klan Arena, i pari i ekzekutivit kosovar është shprehur se duhet adresohen këto krime të luftës, dhunimet seksuale.

“Në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte nga Serbia, që ka lënë pasoja të thella e të gjera, tek individi, familja, shoqëria dhe mbarë populli. Andaj, na përket të gjithëve adresimi i këtyre krimeve të luftës që të mund ndërprejmë efektin shkatërrues të kësaj armë”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Ndër tjera, Kurti është shprehur: “Republika e Kosovës qëndron në krahë të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, e përkushtuar për mbështetje institucionale për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë”. /Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera