Lajme

Kurti, Gërvalla e Vela kthehen nga Kroacia, Sveçla e Vitia ende në Kroaci

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 26 July 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela janë kthyer nga Kroacia ku mbrëmë kanë vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalit e Brodit.

Në Kroaci po vazhdojnë të qëndrojnë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia për t’i koordinuar tutje veprimet dhe të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtareve që janë lënduar.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme një aksident tragjik ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë ku 10 kosovarë mbetën të vdekur nga aksidenti tragjik ku një autobus doli nga rruga teksa mbetën të lënduar rreth 40 të tjerë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera