Lajme

Kurti flet për vizitën në Greqi: Theksova se anëtarësimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 23 August 2023

Kryeministri Albin Kurti ka folur për vizitën e tij që e pati në Athinë të Greqisë me liderë të Ballkanit Perëndimor me ftesë të homologut grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ai, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka thënë se në darkën joformale me liderë ballkanik dhe takimet e tjera ka theksuar se anëtarësimi i Kosovë në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë.

“Të gjitha shtetet që aspirojnë në BE duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut, dhe fqinjësinë e mirë. Për fqinjësi të mirë, demokratike dhe evropiane është e domosdoshme njohja reciproke dejure dhe defacto, si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike sipas konventave evropiane”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera