Lajme

Kurti flet për ushtrinë: Përveç çizmes në tokë, ajo tani ka sy edhe në qiell me dronët Bayraktar

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 22 Nëntor 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka folur për 2/3 e mandatit të tij qeverisës.

Duke përmendur të arriturat e qeverisjes së tij, Kurti ka shpalosur detaje për Ushtrinë e Kosovës.

Përveq rritjes së buxhetit, Kurti u shpreh se investimet në Ushtrinë e Kosovës janë rritur gjithashtu për 191 për qind.

-Advertisement-

“Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë, i kemi ndarë buxhet dyfish më shumë krahasuar me atë që kishte dhe atë po e rrisim çdo vit. Ia shtuam 1852 ushtarë të rinj dhe 600 tjerë i kemi paraparë për vitin e ardhshëm. Ka armatim më shumë sepse investimet i kemi rritur 191% gati trefishin”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se “përveç çizmes në tokë ushtria jonë tani ka sy edhe në qiell me dronët Bayraktar”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy