Lajme

Kurti flet për situatën në Veri, por s’përmend për ndëshkimin që Kosova mori nga SHBA-ja

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 30 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një adresimi ka folur për gjendjen në Veriun e Kosovës.

Por kreu i ekzekutivit nuk e foli asnjë fjalë ndëshkimin që Kosova e mori nga SHBA-ja duke e përjashtuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) nga “Defender 2023”.

Krejt çka tha Kurti për ndërkombëtarët është që ka shtuar komunikimin me ta, pa treguar diçka konkrete.

-Advertisement-

”Orëve të fundit, institucionet tona kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, sepse qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët. Por përveç shqetësimeve dhe brengave, dje na u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kemi të përbashkëta”, ka thënë dnër tjerash Kurti.

Madje, ai nuk tregoi se cila do të jetë qasja që Qeveria e tij do ta ndjekë në Veri pas këtyre zhvillimeve.

Në Veriun e Kosovës të hënën ka pasur tensione, të cilat kanë vazhduar edhe të martën.

Për situatën, SHBA-ja fajëson edhe Kosovën, duke thënë se “janë ndërmarrë veprime të pakoordinuara”.

Bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar edhe sulmet ndaj KFOR’it të cilët i kanë kryer protestuesit serbë në Veri – e që institucionet e Kosovës i cilësojnë si banda kriminale. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera