Lajme

Kurti flet për rritjen e çmimeve: Kemi inflacion të importuar, nuk është prekur vetëm Kosova

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 30 June 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për rritjen e çmimeve, ka thënë se Kosova nuk është i vetmi vend që është prekur nga rritja e çmimeve, e ku ai tha që vjen si pasojë e luftës në Ukrainë.

Kurti tha se bëhet fjalë për inflacion të importuar dhe se Qeveria që ai drejton ka bërë të pamundurën për të ndërmarrë masat e duhura për të ndihmuar qytetarin.

“Është evidente se kemi rritje të çmimeve për produktet e konsumit bazë. Ukraina ka eksportuar grurë dhe vaj luledielli në botë. Lufta atje ka ndaluar eksportin. Kjo ulje e ofertës krahas rritjes së kërkesës ka ndikuar natyrshëm në rritjen e produkteve të naftës dhe të produkteve esenciale. Kosova nuk është e vetmja ku janë rritur çmimet. Bëhet fjalë për inflacion të importuar. Si qeveri kemi bërë të pamundurën të ndërmarrim masat e duhura. Kemi marrë masa ndaj tregtarëve që tentuan të trashin fitimet duke manipuluar me çmime. Me angazhimin e inspektoratit kemi ndërmarrë masa për tregtarët që manipuluan me çmime. Kemi dyfishuar pagesën e asistencës sociale. Me buxhetin për vitin 2022 kemi ndarë mbi 30 milionë euro për të rritur pensionet, për të mbështetur lehonat dhe shtesat për fëmijë. Një muajin prill kemi miratuar një pako të re që i prekë 800 mijë persona. Për shumë prej këtyre qytetarëve ka qenë hera e parë që ka ndjerë dorën e shtetit”, tha Kurti në seancën e Kuvendit.

-Advertisement-

Kurti ka folur edhe për rritjen e çmimeve të derivateve, derisa ka krahasuar çmimet e derivateve në Kosovë me ato në rajon.

“Për karburante kemi marrë vendim për kufizim të marzhës së fitimit dhe tani çmimet janë stabilizuar. Sa i përket karburanteve krahasuar me rajonin, nafta te ne është për 23 centë më lirë se në Shqipëri, ndërsa 9 centë më shtrenjtë se në Maqedoni, kurse benzina është 23 centë më lirë se në Shqipëri dhe dy centë më lirë se në Maqedoni”, u shpreh Kurti në seancën e Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera