Lajme

Kurti flet për qeverinë e PAN-it, kanë marrë edhe vendime të mira

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 15 January 2020

Albin Kurti, lideri i VV-së ka folur për Rezolutën e Masakrës së Reçakut për gjenocidin e  kryer nga Serbia në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Kurti ka thënë se me këtë Rezolute u vendos që 15 janari Dita e Reçakut të shpallet Ditë e përkujtimi të gjenocidit ndaj shqiptareve në Kosovë.

“Nesër bëhen tetë muaj prej kur në Kuvendin e Republikës u miratua Rezoluta mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë. Aty u vendos që 15 janari, pra dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Rezoluta i referohet konventave, deklaratave, gjykatave, rezolutave dhe raporteve të ndryshme ndërkombëtare”, shkruan Kurti

I pari i VV-së foli edhe për qeverinë aktuale ku tha se edhe kuvendi i kësaj qeverie ka marrë vendime të mira por që sipas tij duhet të vijë një qeveri që i zbaton.

“Në bazë të të dhënave zyrtare listohen faktet e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë. Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat. Miratimi asokohe u bë me 79 vota PËR. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe këso vendimesh të mira, prandaj tash na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato”, shkruan Kurti./Gazeta inFokus/

Të tjera