Lajme

Kurti flet në Skynews për krizën në Ukrainë, kërkon pranimin e Kosovës në BE dhe NATO

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 02 March 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin prestigjioz britanik, Skynews, teksa foli për krizën në Ukrainë, ka kërkuar nga shtetet evropiane që ta pranojnë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Kurti thotë se një veprim i tillë do t’i kontribuonte paqes, stabilitetit dhe sigurisë, njofton Klankosova.tv.

“Duam t’i bashkohemi BE-së dhe NATO-s. E kemi NATO-n, por po të pranohemi do të ishte më mirë për popullin e Kosovës, Republikën dhe për gjithë rajonin e kontinentin evropian në përgjithësi”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Kurti ka thënë se shtetet e BE-së dhe NATO-s duhet të angazhohen më shumë që të largojnë ndikimin rus nga Ballkani.

Tutje, Kurti për pushimin rus në Ukrainë kujtoi se Kosova e ka përjetuar në të kaluarën një luftë dhe shtoi se kosovarët solidarizohen me ukrainasit.

“Tashmë këtë e kemi parë edhe në Ballkan në pranverën e vitit 1999. Mbi 860 mijë qytetarë ishin larguar nga Kosova. Qindra masakra të ndodhura, mbi 12 mijë civilë të paarmatosur janë vrarë dhe rreth 20 mijë gra janë përdhunuar. Tashmë po e shohim agresionin rus në Ukrainë, ku secili lider është duke e dënuar. Tashmë jemi në përkrahje të popullit ukrainas për respektim të integritetit territorial”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera