Lajme

Kurti: Familja Jashari bashkoi popullin dhe i dha hovin vendimtar UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 06 March 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt, në ditën e dytë të Epopesë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti para mediave ka thënë se Familja Jashari bashkoi popullin dhe i dha hovin vendimtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në 24 vjetorin e flijimit të katër brezave të familjes Jashari, të cilët u sakrifikuan për lirin e Kosovës, dhe bashkuan popullin dhe i dhanë hovin vendimtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj Jasharëve, ata u patën sulmuar nga Serbia që udhëhiqej nga regjimi i Millosheviqit edhe në dhjetor të vitit 1991, dhe në janar të vitit 1998, të gjitha këto sulme ndaj Jasharëve ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale e Serbisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë mbrojtëse”, tha Kurti para mediave.

-Advertisement-

Po ashtu ai shtoi se gjenocidi i Serbisë në Kosovë ende i ka plagët e hapura, e që drejtësia dhe e vërtëta nuk mund të tjetërsohet.

“Drejtësia dhe e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohet as nga deformimet që vinë dhe mohimet që bëhen. Gjenocidi i Serbisë në Kosovë i ka ende plagët e hapura dhe ne si institucione të Republikës, si krerë, si përfaqësues politikë, si qytetarë nuk e harrojmë prej nga vimë, por në të njëjtën kohë pikërisht përmes përgjegjësisë tonë për këtë të shkuar sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme e dimë si të ecim mirë dhe mbarë përpara. Lavdi kryekomandantit, Adem Jashari, bacës Shaban, Hamzës, dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit tonë”, u shpreh Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera