Lajme

Kurti falënderon votuesit: Viti 2017 vit i Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 20 November 2017

Ish-lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar kandidatë e Vetëvendosjes që kanë marrë pozitën e udhëheqëseve të komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Kurti ka uruar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka dhe kryetarin e Kamenicës Qëndron Kastratin , shkruan Infokusi.com

Ai ka vazhduar duke e quajtur vitin 2017 si vit të Vetëvendosjes pasi sipas Kuritit në zgjedhjet e 11 qershorit Vetëvendosje u bë subjekti më i madh në Kuvend ndërsa fitorja e këtyre 3 komunave e ka vulosur 2017-ën.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e Kurti bërë në “facebook”

“Urime Shpend! Urime Mytaher! Urime Qëndron!
Pas dyfishimit me 11 qershor që na bëri subjektin e parë në vend dhe më të madhin në Kuvend, këto tri fitore në balotazh e vulosën vitin 2017 si vit të VETËVENDOSJE!-s.
Tash, vazhdimit të qeverisjes me kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, po ia shtojmë fillimin e qeverisjes me kryeqytetin e kulturës dhe historisë sonë, Prizrenin, dhe, me vatrën e patriotizmit e bujarisë, Dardanën.
Shumë sfida e beteja na presin në të ardhmen, që do të thotë se edhe shumë fitore e suksese të reja.
Fituam, sepse me mendje dhe me zemër. Sepse për qytetarin në komunë. Sepse për komunën te qytetari.
Jeni shumë dhjetëra mijëra që na votuat dje. Jeni shumë qindra mijëra që na mbështetët përgjatë fushatës.
Përjetë falenderues. Ju dua sa s’thuhet.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera