Kurti falënderon Shqipërinë për ndihmën e ofruar pas vërshimeve, por thotë se nuk kemi pasur nevojë
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 09 February 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se të gjithë vendi është tronditur nga tërmeti tronditës në Turqi dhe Siri që ua mori jetën shumë njerëzve, e që numri i viktimave po rritet nga ora në orë.
Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave në emër të popullit të Kosovës, ndërsa ka folur edhe për angazhimin e FSK-së në Turqi.
“Ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me popullin e prekur dhe u shprehim ngushëllime familjarëve të viktimave. Kontingjenti i FSK-së në Turqi përbëhet nga një togë i kërkim-shpëtimit, dy ekipe mjekësorë dhe një ekip K-9 me tre qenë. Numri i përgjithshëm i personelit është 36 pjesëtarë të FSK-së dhe ky kontigjent ka zbarkuar në Turqi më 6 shkurt, ndërkaq nga autoritet turke ka vendosur që të funksionojë në Hatay. Janë duke zhvilluar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe dhënie të ndihmës së parë mjekësore. Njësitë e specializuara të FSK-së kanë shpëtuar deri më tani një vajzë 2-vjeçare dhe nënën e saj, e po vazhdojnë operacionin”, ka thënë Kurti.
Ai ka përgëzuar ushtarët e Kosovës për guximin, shkathtësinë dhe suksesin. Kurti ka folur edhe për ndihmën e ofruar nga Shqipëria pas vërshimeve në Kosovë, por që ka thënë se nga institucionet vendore është vlerësuar që ndihma nuk është e nevojshme dhe se situata mund të përballohet me kapacitetet vendore.
“Sa i përket disa prej çështjeve, është e vërtetë se Shqipëria është shprehur e gatshme për të na ndihmuar me ushtrinë e saj kur ndodhën vërshimet javë më parë, por Ministria e Mbrojtjes dhe MPB kanë qenë të qartë se janë shumë falënderues për këtë gatishmëri të Shqipërisë, por nuk ka pasur nevojë për atë lloj ndihme sepse e kanë edhe FSK-ja edhe Policia edhe AME-ja. Pra kemi qenë shumë larg prej limiteve të kapaciteteve tona që të na vijnë në ndihmë, por ata kanë qenë kërkues e ne jemi mirënjohës e falënderues. Në një rast të vështirësimit të gjendjes së vërshimeve, do të mund të na ndihmonte Shqipëria por për shkak të organizimit të mirë që kemi pasur ndërmjet qytetarëve dhe komunave e Qeverisë, kemi arritur që t’ia dalim”, ka deklaruar Kurti.
Kujtojmë se Shqipëria kishte ofruar mbështetje pas vërshimeve në disa zona në Kosovë, ku ende janë duke u vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Të tjera
-
Kurti deklarohet për takimin me Arbel, përmend mundësitë e panumërta për bizneset izraelite në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Brendshëm të ...
-
Ministri izraelit: Marrëveshja për heqjen e vizave, dëshmi e mëtejshme e forcimit të lidhjeve mes Izraelit dhe Kosovës
Moshe Arbel, ministri i Punëve të Brendshme të shtetit të Izraelit, ka thënë ...
-
Deputetja e VV-së i kërkon ShBA-së e BE-së të jenë më të arsyeshme
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar raportin li...
-
Lajçaku për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas ...
-
Miroslav Lajçak hyn në objektin e Qeverisë, do të takohet me Besnik Bislimin
Emisari i Posaçëm i Bsahkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav La...
-
Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...
-
Lajçak për median serbe “Kosovo Online” – Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të sjell incidente
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së ...
-
Kryeministri Kurti takohet me ministrin e Brendshëm të Izraelit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Brend...
-
AAK-ja premton mbi 1000 euro pagë mesatare në sektorin publik
Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur so...
-
ASK për 2023: Kosova me mbi 6 milionë vizitorë
Mbi 6 milionë është numri i vizitorëve për vitin 2023 në Kosovë sipas Agjenci...
-
50 vendet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza
Kosova dhe Izraeli nënshkruan më 18 qershor një marrëveshje për heqjen recipr...
-
Doris Pack në inaugurimin e rrugës në Podujevë që do të bartë emrin e saj: Ndjej, vuaj e gëzohem bashkë me Kosovën
Ndihma e saj gjatë dhe pas luftës për Kosovën dhe popullin e saj, janë arsyej...